.
Published On: Fri, Jul 28th, 2017

Konvikti “Sadik Stavileci”, në gusht nis rikonstruksioni i plotë

Share This
Tags

Me qëllim të rritjes së kapacitetit të konviktit dhe krijimin e hapësirave më të përshtatshme të jetesës për studentët, organizata qeveritare turke TIKA do të financojë në rregullimin e konviktit “Sadik Stavileci” në Gjakovë, një pjesë e të cilit prej shumë viteve është jashtë funksionit.

Konvikti i studentëve “Sadik Stavileci” që është ndërtuar në vitet e ‘60-ta, përbëhet nga dy blloqe, dy pjesë administrative së bashku me hapësirën shoqërore dhe pjesët e përbashkëta që përfshijnë kuzhinën dhe sallën e ngrënies.

Sot vetëm njëri bllok me 16 dhoma është në funksion. Me punimet e realizuara nga ana e TIKA-s është vendosur që të bëhet rikonstruksioni i komplet bllokut i cili është jashtë përdorimit.

Me këtë nënkuptohet rregullimi i dhomave të gjumit, dhomave të studimit, kuzhinës, hapësira ku lahen rrobat dhe tualetet.

Gjithashtu do të bëhet izolimi i jashtëm, përfshirë edhe hapësiren sportive si dhe ambientin e jashtëm.

Në kuadër të punimeve që do të zhvillohen e që pritet të nisin në muajin gusht pritet edhe furnizimi me inventarë të bëhet nga ana e kësaj organizate./radiogjakova/