Korrje – shirjet në komunën e Gjakovës kan filluar para datës zyrtare
Edhe pse data 10 korrik është data zyrtare për nisjen e korrje – shirjeve në komunën e Gjakovës, një gjë e tillë duket se tashmë ka nisur, kjo fjalë edhe kushteve të përshtatshme të motit.
Këtë e kanë konstatuar edhe komisioni komunal për monitoimin e kësaj fushate, komision i cili tashmë ka dalur në teren dhe po e vëzhgon nga afër situatën.
Ndryshe, siç mësohet nga zyrtarët përkatës komunal, në fushatën e sivjeme të korrje – shirjeve pritet të korren mbi 6 mijë hektarë të mbjellur me grurë, sasi e cila llogaritet të jetë rreth 50 përqind e bukës së një viti për komunën tonë.










