.
Published On: Tue, Sep 9th, 2014

KR “Gjakova” shënon 24-vjetorin e Kushtetusës së Kaçanikut

Share This
Tags

rotari-gjakovaRotarianët e klubit “Gjakova” në takimin e tyre të përjavshëm kanë shënuar edhe 24-vjetorin e miratimit të Kushtetutës së Kosovës e njohur si Kushtetuta e Kaçanikut, ku u vunë themelet e shtetësisë duke bërë Kosovën vend të barabartë me ish-republikat tjera të Jugosllavisë.

Për këtë ngjarje të rëndësishme historike foli kryetari i klubit Rotarian “Gjakova”, Dr. Enver Pula i cili së bashku edhe me dy rotarianët e këtij klubi, Ruzhdi Bakalli dhe Fehmi Nallbani ishin delegatë, përkatësisht protagonistë të Kuvendit të 7 Shtatorit 1990, të cilën shumë politikanë dhe ekspertë e vlerësojnë si ditë të rëndësishme të historisë së vendit ku u rikthyen shpresat që Kosova të pavarësohet dhe të bëhet shtet demokratik i cili sot është i njohur nga më shumë se 100 shtete të botës./radiogjakova/