.
Published On: Wed, Sep 13th, 2017

Kreu i OVL së UÇK Gjakovë pritet nga Haradinaj

Share This
Tags

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së në Gjakovë, Sadri Hoxha, së bashku me udhëheqësit e tjerë të Organizatave të Veteranëve të Luftës të UÇK-së nga rajoni i Dukagjinit, janë pritur nga kryeministri Ramush Haradinaj.

Kreu i ekzekutivit kosovar iu tha se do ta ketë parasysh rrugën e lirisë të cilën e kaluan së bashku, prandaj do të jetë gjithnjë pranë tyre në zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohen ata.

Sa i përket pensioneve të veteranëve, Haradinaj iu premtoi se do të paguhen me rregull sipas ligjit, sepse vonesat që po ndodhin tani janë të pajustifikueshme.

Ai shtoi se duhet të bëhet rishikimi i buxhetit që pensionet e veteranëve të mos paguhen në mënyrë të pjesshme por të vendoset një bazë e rregullt për pagesë të plotë dhe me kohë.