.
Published On: Thu, Dec 25th, 2014

Krishtlindjet, Kusari-Lila vizita në disa familje

Share This
Tags

mimoza-qytetarKryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila me rastin e fetsës së Krishtlindjeve ka vizituar disa familje të besimit katolikë për t’i uruar në këtë ditë të rëndësishme për ta.

Ajo ishte në fashtin Brekoc në familjen Muçaj, në fshatin Dol te familja Markgegaj, në fshatin Kushavec, në fshatin Bec te familjet Mehmeti dhe Ndoja si dhe ka vizituar familjen Seba në Gjakovë.

Duke uruar këtë festë, Kusari-Lila ka thënë se kjo ditë duhet të bashkojë qytetarët e komunës së Gjakovës si dhe të rezatojë me shumë dashuri dhe harmoni mes njëri-tjetrit. Ajo gjithashtu ka njoftuar banorët për punën e saj si dhe për projektet e vitit të ardhshëm.

Nga ana tjetër, familjet kanë falënderuar kryetaren që i ka nderuar për vizita, si dhe kanë shpalosur kërkesat e tyre për vitin 2015./radiogjakova/