.
Published On: Thu, Jul 27th, 2017

KRU “Radoniqi”, 36 gjoba gjatë muajit korrik

Share This
Tags

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Radoniqi” vazhdon të ndëshkojë të gjithë personat që po keqpërdorin ujin e pijes.

Vetëm gjatë muajit korrik janë gjobitur 36 individë të cilët nuk kanë respektuar listën e ndalesave të lëshuar nga kjo kompani.

Sipas deklaratës së KRU “Radoniqi”, kontrollet do të vazhdojnë edhe ditëve të ardhshme.

Edhe njëherë, kjo kompani ka apeluar që konsumatorët të shfrytëzojnë racionalisht ujin në mënyrë që të furnizohen edhe konsumatorët në pikat më të larta./radiogjakova/