.
Published On: Fri, Oct 27th, 2017

KRU “Radoniqi” ndërron emër, bëhet “Gjakova”

Share This
Tags

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Radoniqi” tani e tutje do të quhet KRU “Gjakova”.

Propozimi i menaxhmentit të kësaj kompanie për ndryshim emri është aprovuar nga Komisioni Ndërministror për Ndërmarrjet Publike që u mblodh për herë të parë në përbërjen e re nën udhëheqjen e ministrit të Zhvillimit Ekonomit, Valdrin Lluka dhe pjesëmarrjen e 5 ministrave të tjerë.

Në arsyetimin e kërkesës për ndryshim emri nga menaxhmenti i kompanisë thuhet se është konstatuar se emri tashmë i vjetër kishte përmbajtje të papërshtathsme nga e kaluara.

Bashkë me emrin është ndryshuar edhe logo e kompanisë, ndërsa tani e tutje të gjitha faturat apo shkresat nga kjo kompani do të jenë më emrin, logon dhe vulën e re.

Ndryshimit të emrit i ka paraprirë edhe një rikonstruksion i tërësishëm i objektit të kësaj kompanie që tashmë ka një pamje të re dhe kushte më të mira për punonjësit./radiogjakova/