.
Published On: Mon, Jul 28th, 2014

Kryetarja e Gjakoves, Mimoza Kusari-Lila, uron besimtarët islam për Fiter Bajram

Share This
Tags
 mimoza-1
Me rastin e Bajrmit kryetarja e komunes se Gjakoves Mimoza Kusari Lila ka drejtuar një urim për besimtarët islam duke shpreh urimet më të sinqerta dhe më të përzemërta për Fiter Bajramin, me dëshirën që gjithmonë të mbretërojë paqja, harmonia, dashuria, respekti dhe perspektiva për një jetë më të lumtur dhe më të begatshme.
 
Në këtë urim pos tjerash theksohet: Duke shprehur admirimin tim për devotshmërinë e gjithë besimtarëve, uroj që me rastin e shënimit të kësaj feste të madhe të shtrihet dora e solidaritetit vëllazëror dhe miqësor, që fryma e mirëkuptimit ndërmjet njerëzve të rritet dhe të zgjerohet, duke ndihmuar sidomos nevojtarët dhe të gjithë ata që kanë besim dhe shpresë për ditë më të mira. Uroj që besimtarëve të besimit islam Zoti t’jua pranojë të gjitha ibadetet që i kanë bërë në muajin e Ramazanit,” thuhet në urimin e kryetares Kusari Lila.