.
Published On: Fri, Jun 19th, 2015

Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, ka pritur dje 26 studentë të Universitetit ESSEX në Angli

Share This
Tags

 

mimoza-kusari

Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, ka pritur dje 26 studentë të Universitetit ESSEX në Angli, të kryesuar nga profesor Ahmed Shahed.

Qëllimi i kësaj vizite në komunën e Gjakovës ishte hulumtimi që ky grup studentësh do kryejnë përbrenda pesë ditëve në Kosovë, që ka të bëjë me sfidat e vazhdueshme që përballet Kosova.

Me këte rast  nikoqirja i ka njohtuar ata për zhvillimin që në të shkuarën ka pasur komuna e Gjakovës, sidomos atë industrial, por që në vitin1999 është rrënuar tërësisht nga forcat e ish pushtuesit dhe se tani po ballafaqohet me probleme të theksuara.

“Qëllimi dhe fokusimi im si kryetare e Komunës së Gjakovës është në programin ekonomik dhe atë arsimor akademik” është shprehur para studentëve kurioz, kryetarja Mimoza Kusari Lila, që njiherit ka bërë të ditur edhe për hapat që po ndërmerren me hapjen e fabrikës “Intertex” pastaj Qendrës Inovative “Jakova”, e të tjerë.