.
Published On: Mon, Sep 12th, 2016

Kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila uron besimtaret islam per Kurban Bajram

Share This
Tags

Me rastin e Kurban Bajramit një urim festiv e ka sjell kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila e cila këtë festë e vlerëson si një moment, kur me devotshmëri, përkushtim dhe dashuri besimtarët islam shënojni njërën nga festat më të mëdha të fesë Islame, Kurban Bajramin.” Festa e sakrificës, Haxhit dhe Kurbanit, le të shërbej si një mundësi më shumë për pranimin e lutjeve dhe realizimin e dëshirave tuaja. Ju uroj që të keni një festë me begati, buzëqeshje dhe ngrohtësi pranë familjeve dhe më të dashurit tuaj. Gjithashtu, uroj që në këto ditë të shenjta të përcjellet vepra e solidaritetit, bamirësia dhe humanizmi ndaj gjithë atyre që për një arsye ose tjetër nuk e kanë mundësinë dhe fatin të festojnë njejtë,” thuhet mes tjerash në urimin e kryetares Kusari Lila.