.
Published On: Thu, Jul 16th, 2015

Fiter Bajrami, uron kryetarja Kusari-Lila

Share This
Tags

mimiKryetarja e komunës se Gjakoves, Mimoza Kusari – Lila, i pergezon besimtarët Islam, me rastin e festës së Fitër Bajramit. ”Pas muajit të shenjtë të Ramazanit, kremtojmë Fitër Bajramin, duke shprehur në këtë mënyrë devotshmërinë ndaj Krijuesit.

Me nderime dhe respekt, posaçërisht për agjëruesit gjatë këtij muaji, uroj që kjo festë e madhe t’ju gjejë me plot shëndet, begati dhe lumturi në familjet tuaja dhe njerëzit tuaj të dashur. E, ketë festë e bën akoma më madhështore ardhja e mërgimtarëve tanë, që bashkarisht të festojnë pranë më të dashureve të tyre dhe në vendlindjen e tyre“, thuhet ne urimin e kryetares se Komunës Mimoza Kusari – Lila.