Kryetarja Kusari-Lila, ka pritur deputeten shqiptare në Kroaci, Emina Lekaj
Kryetarja e komunes Mimoza Kusari-Lila, ka pritur sot në një takim njohës deputeten shqiptare në Kroaci, Emina Lekaj, me ç’rast kane bashkëbiseduar për një sërë temash të rëndësishme për të dyja vendet, ndërsa fokus të veçantë i kanë kushtuar ngritjes së bashkëpunimit në mes të Gjakovës dhe institucioneve kroate. Gjatë takimit kryetarja Mimoza Kusari-Lila e ka njoftuar deputeten Emina Lekaj për zhvillimet, sukseset dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet komuna e Gjakovës si dhe i ka prezantuar planet e ardhshme për zhvillimin e komunes sone. Nga ana tjetër, deputetja Lekaj ka premtuar se do të angazhohet që komunën e Gjakovës ta fusë në agjendën e bashkëpunimit dhe të përkrahjes në institucionet më të rëndësishme të shtetit kroat.










