.
Published On: Mon, Sep 5th, 2016

Kryetarja Kusari – Lila, ka uruar nxënësit e mësimdhënësit për fillim të vitit të ri shkollor

Share This
Tags

Rreth 18 mijë e 500 nxënës të shkollave të mesme dhe fillore të komunës së Gjakovës, sot kanë nisur betejen për dituri të reja. Ora e parë e mësimit në vitin shkollor 2016 – 2017, ka nisur me orën e cila i’u është kushtuar nobelistës shqipëtare, Nëna Terezë, me rastin e shenjëterimit të saj. Në anën tjetër, në Drejtorinë komunale të arsimit në Gjakovë, bëjnë të ditur se mësimi ka nisur në të gjitha shkollat e komunës, në të cilat janë bërë të gjitha përgaditjet e duhura për një fillim të mbarë të vitit shkollor, me c’rast janë bërë të gjitha ndërhyrjët e

nevojshme në insfrastrukturën shkollore ndërkohë që është përzgjedhur edhe kuadri përkatës i mësimdhënsve. Ne diten e parë të fillimit të vitit shkollor, Kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari – Lila, e ka përzgjedhur shkollën fillore “Zekeria Rexha”, për të bërë vizitë dhe për të uruar nxënësit e mësimdhënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor. Duke i falënderuar dhe uruar për sukseset e arritura deri me tani, kryetarja Mimoza Kusari – Lila i ka inkurajuar ata për më shumë punë dhe angazhim, me qëllim të arritjes së sukseseve tjera edhe më të mëdha. Kryetarja Mimoza Kusari – Lila ka përmendur angazhimin e komunës së Gjakovës për krijimin e kushteve sa më të mirë për zhvillimin e procesit mësimor, duke shtuar se pushteti lokal nuk do të ndalet për asnjë moment në këtë drejtim. Ndryshe, takimet më emocionuese të kryetares Mimoza Kusari – Lila, kanë qenë ato me nxënësit e klasave të para, të cilët sot nën emocionet më të pa përshkruara po e nisnin ditën e parë të jetës së gjatë shkollore. Ajo i ka inkurajuar ata që të mësojnë shumë, dhe mbi të gjitha të mësojnë të jenë të edukuar e të sjellshëm, pasi vetëm kështu mund të tejkalojnë të gjitha barrierat për një të ardhme të mirë.