.
Published On: Fri, Apr 11th, 2014

Kryetarja me e-mail, fton qytetarët t’i shkruajnë për problemet

Share This
Tags

mimoza-zyreGjakovë- Kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila ka hapur një tjetër kanal komunikimi me qytetarët, të cilët duan që t’i drejtohen asaj me ndonjë kërkesë, ankesë, apo thjesht dëshirojnë që t’i parashtrojnë ndonjë pyetje që kanë të bëjnë me punën dhe shërbimet e qeverisë komunale në Gjakovë.

Zyra për Informim ka njoftuar se tashmë Kusari-Lila ka një e-mail adresë kryetarja.gjakova@rks-gov.net, e cila do të mundësojë një komunikim të drejtëpërdrejtë të me qytetarët.

Të njëjtit kanë premtuar “përgjigje të shpejtë dhe të saktë në adresën elektronike të secilit qytetar nga kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila”./radiogjakova/