.
Published On: Tue, Aug 25th, 2015

Kryqi i Kuq komunal: listat e nevojtarëve po shtohet çdo ditë e më tepër

Share This
Tags

kryqi-kuq-aktivitetVarfëria në komunën e Gjakovës, si edhe në tërë komunat tjera të Kosovës po vazhdon të rritet çdo ditë e më tepër. Këtë e konfirmojnë edhe instiucionet dhe organizatat që merren me këtë shtresë të njerëzve.

Në Kryqin e Kuq komunal pohojnë se listat e nevojtarëve që po paraqiten në këtë institucion po shtohet çdo ditë e më tepër, ndërsa listat e dhuruesve po pakësohen.

Nga ana tjetër, në Qendrën për Punë Sociale, thonë se kërkesat e familjeve për ndihmë sociale po vazhdon të rritet çdo ditë e më tepër, ndërkaq, kriteret për të përfituar këtë ndihmë po ashpërsohen.