Kujta dhe Meri me sfilatë në Gjermani
Gjakovë- Stilistët e njohur shqiptarë të Kosovës, Kujta & Meri, me qendër në Gjakovë, do të prezantojnë koleksionet e tyre më të arrira në një sfilatë speciale të modës, që do të organizohet në kështjellën e vjetër gjermane afër qytetit të Dyseldorfit, gjatë muajit mars.
Organizator i sfilatës është fotografi i njohur dhe organizuesi i sfilatave në Evropë dhe vende tjera të botës, Antonio Montani, në bashkëpunim me Magazine Internacionale dhe Rock On Internacional Model Menagment.
Në këtë sfilatë pritet të prezantohen 20 kreacione të Haute Couture, të realizuara nga stilistët Kujta&Meri. Sipas kreatorit Kujtim Berisha, kjo sfilatë do t’i shërbejë edhe rritjes së njohjes se brendit Kujta& Meri, të shihet nga afër prej klientëve në Gjermani, dhe të futet në tregun gjerman.
Para kësaj sfilate, Kujta& Meri prezantuan veshjet e tyre në Javën e Modës në Milano në vitin 2009, në Catania, Aceriale, Palermo, ngjarje të cilat bënë që kompania të kalojë kufijtë kombëtarë të famës.










