.
Published On: Mon, Sep 22nd, 2014

Kusari-Lila: Besa Imamin e bëjnë të pavdekshme veprat e saj

Share This
Tags

mimoza-zyrePas ndarjes nga jeta të aktores së mirënjohur Besa Imami, kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila i është drejtuar familjes së saj me nj telegram ngushëllimi.

Kusari-Lila ka thënë se Imami është larguar vetëm fizikisht, pasi ajo do të jetë me shqiptarëve përmes veprave të saj të shumta.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin e hidhur të ndarjes fizike nga jeta të aktores se madhe të teatrit dhe filmit, Besa Imamit. Ngushëllimet e mia më të sinqerta për humbjen e nënës suaj të nderuar e të respektuar dhe bijës së madhe të Gjakovës.

“Nuk e pritnim një ndarje kaq të shpejtë, pas asaj mbrëmje të madhe e të paharruar të marrjes së çmimit dhe vlerësimit që komuna e Gjakovës e organizoi për bijën e saj të shquar, Besën, për kontributin e saj të madh në fushën e krijimtarisë artistike.

“Z. Artur, juve dhe gjithë të afërmve tuaj ju lutemi të keni durim dhe të tejkaloni këtë dhembje dhe humbje të pazëvendësueshme, duke shpresuar që si ngushëllim do të ju shërbejnë vlerat e saja të larta dhe sukseset e arritura gjatë karrierës të gjatë e të shkëlqyer.

“Besa Imami, do të ngelet e skalitur përgjithmonë në kujtesën e artdashësve dhe popullit mbarë, si një aktore dhe njeri me virtyte të larta”, ka shkruar Kusari-Lila./radiogjakova/