.
Published On: Sat, Jan 17th, 2015

Kusari-Lila dënon mbishkrimet në Kishën ortodokse, apelon për qetësi

Share This
Tags

mimoza-kusariKryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila vetëm disa orë para nisjes së protestës ka kërkuar nga të gjithë pjesëmarrësit që të jenë të qetë, në kujtim edhe të dëshmorëve të rënë.

Mëngjesi i së shtunës ka gdhirë me mbishkrimin “UÇK Gjakova” në murin e Kishës ortodokse, prandaj Kusari-Lila ka apeluar që qytetarët të jenë të kujdesshëm.

“Forca e kombit tonë qëndron në vlerat tona, në guximin për të qenë autokton dhe paqësorë gjithmonë, por edhe trima për të mbrojtur pragun e shtëpisë. Forca jonë qëndron në guximin për të bashkëjetuar me të tjerët në paqe dhe në respektimin e vlerave dhe parimeve njerëzore. Etiketimet apo mbishkrimet në kishën ortodokëse Serbe nuk i bëjnë nder askujt.

“Ai ose ata persona që e shkruan këtë mbishkrim, e kanë qëllimin të njollosin vlerën e UÇK-së dhe Gjakovës. Ata persona duan që Jabllanoviqi dhe sojët të vazhdojnë të na quajnë me emra, andaj Ju bëj apel për qetësi, respekt të ndërsjellë dhe vlera të cilat gjithmonë na kanë karakterizuar. Dënoj ashpër atë mbishkrim dhe ju them se më së paku nder i bën UÇK-së dhe Gjakovës me të”, thuhet në postimin e Kusari-Lilës në Facebook.

E para e Gjakovës u shpreh se më e udhës do të ishte që Qeveria e Kosovës të deklarohej një zëri se nuk pranon etiketime dhe fyerje të tilla, ndërsa ka apeluar që të mos ketë përleshje me Policinë e Kosovës./radiogjakova/