.
Published On: Sat, Feb 14th, 2015

Kusari-Lila: Gjakovarët s’kanë arsye për migrim, ditët e mira po vijnë

Share This
Tags

mimoza-kusariNdonëse komuna e Gjakovës hyn në mesin e komunave me numrin më të vogël të migrimit, zyrtarët komunal kanë bërë të ditur se po angazhohen maksimalisht që me punë dhe aktivitet të përditshëm të krijojnë kushte më të mira për jetë në Gjakovë.

Në emisionin e përjavshëm në Radio Gjakova, kryetarja e komunës Mimoza Kuasari –Lila ka thënë se komuna po angazhohet fuqishëm që të bëj të njohura në mesin e investitorëve të huaj të gjitha mundësitë dhe kapacitetet investive që ofron Gjakova.

Sipas saj, interesim i investitorëve është i madh, prandaj edhe mund të priten investime të reja në Gjakovë. Megjithatë, sipas kryetares Kusari – Lila, pengesë aktuale është mos miratimi i Ligjit për Ndërmarrjet Shoqërore, bllokadë e cila po ia pamundëson komunës që të marr nën kontrollë dhe të jep në shfrytëzim objektet e tri ndërmarrjeve shoqërore, Metalikut, Virixhinsë dhe Jatexit.

Por, një Ligj i tillë aktualisht është duke u shqyrtuar në Kuvendin e Kosovës, dhe mendohet të jetë çështje ditësh kur edhe kjo kërkesë e komunës do të realizohet. Ndryshe, lëvizjet pozitive në krijimin e vendeve të reja të punës kanë filluar qysh tani, me hapjen e fabrikës Intertekst, e cila do të fillojë aktivitetin prodhues që nga data 17 shkurt./radiogjakova/