.
Published On: Fri, Apr 1st, 2016

Kusari-Lila: Gjykata e Hagës është për çdo gjë sot, përpos për drejtësi, kur Sheshel shpallet i pafajshëm për krimet e luftës në Ballkan

Share This
Tags

Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, ka qenë e para nga skena politike kosovare e cila ka reaguar duke shprehur pakënaqësinë e saj, ndaj vendimit të Gjykatës ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë ku kjo gjykatë e shpalli të pafajshëm nga akuzat për krime lufte liderin e Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshel. Kusari-Lila, zhgënjimin e saj rreth këtij rasti e ka shprehur në llogarinë e saj zyrtare në Facebook. “Gjykata e Hagës është për çdo gjë sot, përpos për drejtësi, kur Vojislav Sheshel shpallet i pafajshëm për krimet e luftës në Ballkan”, ka shkruar Kusari-Lila