.
Published On: Tue, Feb 17th, 2015

Kusari-Lila homazhe në varrezat e dëshmorëve

Share This
Tags

mimoza-hoamzheKryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, së bashku me përfaqësues te OVL-UÇK-së, Drejtoris Regjionale të Policisë dhe bashkëpunëtor, kanë filluar ditën me homazhe dhe nderime pranë varrezave të dëshmorëve dhe martirëve të Komunës së Gjakovës.

Duke i uruar familjet e të rënëve për shtetin e Kosovës, Kryetarja Mimoza Kusari Lila ka thëne se trimëria dhe sakrifica e Dëshmorëve dhe Martirëve, janë arsyet më të forta që të angazhohemi që sa më shpejtë, lirinë dhe pavarësinë ta përmbushim me zhvillim dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.