Kusari-Lila homazhe pranë shtatores së Nënës Terezë
Në 17-vjetorin e vdekjes së Nënë Terezës dhe përvjetorit të shenjtërimit të simbolit të humanizmit mbarë botëror, për çfarë dhe është shpërblyer me çminim Nobel për Paqe, kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, ka bërë homazhe, si dhe ka vendosur buqetë me lule të freskëta te shtatorja e humanistes shqiptare që gjendet në qendër të qytetit.
Pas homazheve, Kusar-Lila ka shprehur vlerësime të larta për figurën e Nënë Terezës, si një veprimtare e përmasave botërore dhe shumëdimensionale, dhe njëherit ka dhënë mesazh për tolerancë dhe mirëkuptim ndërfetar tek ne, si një traditë dhe mënyrë e të jetuarit në vazhdimësi në trojet tona.
“Shqiptarët duhet të ndjehen pafundësisht krenarë për faktin se janë bashkëkombas të Nënë Terezës, e cila ka qenë një figurë emblematike dhe shumëdimensionale, e cila tërë jetën ia kushtoi Zotit dhe bamirësisë. Ajo asnjëherë nuk i ka paragjykuar e nuk i ka seleksionuar njerëzit, prandaj vepra e saj flet zëshëm, e sot më shumë se kurrë më parë, në situatën në të cilën ndodhet Kosova. Shembulli i Nënë Terezes duhet të na përcjellë edhe neve, si dhe gjithë shqiptarët anekënd botës” ka theksuar Kusari-Lila.










