.
Published On: Sat, Dec 14th, 2013

Kusari-Lila ju çon “selam të fortë” vartësve të saj

Share This
Tags

komuna e gjakoves - ndertesa-Gjakovë- Ndonëse ende nuk dihen emrat e drejtorëve të rinj komunal, kryetarja e re e Gjakovës Mimoza Kusari –Lila duket se do të jetë mjaft rigoroze në punën e vartësve të saj.

Ende pa e filluar punën zyrtarisht, ajo ka thënë se secili kandidat potencial për t’u emëruar drejtor komunal, do të verifikohet mirë para emërimit, gjë për të cilën sipas saj, është dakorduar edhe në bisedimet e vazhdueshme ndërpartiake.

Ajo ka thënë se para marrjes së detyrës, të gjithë drejtorët e drejtorive komunale duhet ta deklarojnë në detaje pasurinë e tyre, në mënyrë që të mos emërohen të varfër e pas 4 vitesh të dalin të pasur nga detyra. Kusari–Lila ka folur edhe për numrin e drejtorive, numër i cili përfundimisht edhe do të përcaktojë ndarjen e drejtorive në mes të partive politike dhe emrat e drejtorëve të rinj.

Sipas saj, komuna e Gjakovës nuk do të ketë më shumë se 9 drejtori nga 12 sa ka tani, por po shikohet mundësia që ky numër të jetë edhe më i vogël.

Në kuadër të këtij zvogëlimi të drejtorive, mësohet që drejtoria e Bujqësisë do t’i bashkohet asaj të Zhvillimit Ekonomik, ajo e Emergjencës asaj të Shërbimeve Publike, pastaj drejtoria e Kulturës, drejtorisë së Arsimit, e kështu me radhë./radiogjakova/