Kusari-Lila ka pritur aktivisten e njohur Kandiq

Kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, ka pritur dje aktivisten e njohur për të drejtat njeriut, znj. Natasha Kandic, e cila ka luajtur një rol vendimtar në komunën tone, në Qershor të vitit 1999 bashkë me përfaqësues tjerë të bashkësisë ndërkombtare asokohe prezent në Gjakovë. Me verpimtarën e njohur Kandiq, e cila është themeluese e Fondit për të Drejtën Humanitare, e para e komunës së Gjakovës, ka biseduar për situatën aktuale në komunën tonë dhe më gjërë në fushën e të drejtës humanitare.
Duke bërë një krhasim me situatën në kohrat e kaluara, Kusari-Lila ka thënë se “kemi shumë punë për të ndryshiar rrënjesisht situatën e asaj kohe”. Ndryshe, zonja Natasha Kandiq, është laureate e më shumë se 20 çmimeve ndërkombëtare, rajonale dhe kombëtare për të drejtat e njeriut. Në vitin 2000, ajo u nderua me çmimin Martin Ennals, që paraqet mirënjohje prestigjioze për mbrojtësit e të drejtave të njeriut.










