.
Published On: Wed, Jul 30th, 2014

Kusari-Lila, ka vizituar disa fshatra të Rekës së Keqe

Share This
Tags
mimoza-1
 
Kryetarja e Komunës së Gjakovës Mimoza Kusari-Lila, gjatë ditës së martë ka takuar  banorët e fshatit Nivokaz. Duke folur me këtë rast lidhur me angazhimet e komunës për zgjidhjen e problemeve të banorëve të këtushëm, e para e komunës ndër të tjera ka thënë se, “Qeveria komunale përmes dikastereve përkatëse do të angazhohet fillimisht në zgjidhjen e problemit të rrjetit të tensionit të lartë, meqë kjo është kompetencë e komunës. Kusari-Lila ka thënë se edhe çështja  e transportit të nxënësve të këtij fshati dhe fshatrave të tjerë do të realizohet me fillimin e vitit të ri shkollor.
 
Kryetarja e Komunës Mimoza Kusari-Lila, gjatë ditës së martë është takuar edhe me femrat që zhvillojnë sektorin e bletarisë. Me këtë rast, në fshatin Molliq, ajo mori pjesë në shpërndarjen e koshereve me bletë  dhe pajisjeve teknike për 27  femra që zhvillojnë bletarin në 4 regjionet e komunës. Pos kësaj Kryetarja Kusari–Lila, ka inspektuar edhe punimet në ndërtimin e digës në fshatin Shishman të Gjakovës.
 
Banorët e dy fshatrave Babaj Bokës dhe Shishmon, ishin mirënjohës për realizimin e këtij projekti  që konsiderohet jetik për zhvillimin e bujqësisë në këtë anë, për çka komuna ka investuar mbi 30 mijë euro. Sipas ekspertëve të drejtorisë së bujqësisë, kjo digë do të mundësoi ujiten e mbi 250 hektarëve tokë të fermerëve të këtyre dy fshatrave.