.
Published On: Mon, Jan 19th, 2015

Kusari-Lila: Këtë vit ndërtojmë unazën e qytetit, por dua edhe…

Share This
Tags

gjakova-Ndërtimi i unazës së qytetit të Gjakovës, mbetet njëri ndër prioritetet kryesore të qeverisjes aktuale lokale, sa i përket investimeve në sferën e infrastrukturës. Këtë e ka konfirmuar kryetarja e komunës Mimoza Kusari – Lila.

Ajo ka bërë të ditur se puna për realizimin e kësaj ideje, tashmë vetëm ka filluar me ndërtimin e rrethrrotullimit në dalje të qytetit, drejtimi për Prizren. Por, sipas saj, synimi është që ky projekt të vazhdohet shumë shpejtë me ndërtimin e segmentit transit nga “pika e zezë”, drejtimi i Prishtinës, deri tek “Ura e Terzive”, në drejtim të Prizrenit.

Sipas saj, bashkë me këtë segment, ekziston edhe projekti detal për ndërtimin e rrugës me katër korsi, nga rreth rrotullimi deri tek “Ura e Terzive”. Sipas kryetares Kusari – Lila, këto dy investime fillestare do të ndikonin shumë më lehtësimin e qarkullimit në një pjesë të konsiderueshme të qytetit të Gjakovës./radiogjakova/