.
Published On: Fri, Jun 30th, 2017

Kusari-Lila lë pozitën e kryetares së Gjakovës

Share This
Tags

Kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila ka vendosur që të tërhiqet nga posti i kryetares për të mbajtur atë të deputetes së Kuvendit të Kosovës. Këtë e bëri të ditur vetë Kusari Lila ekskluzivisht për Rubikon të KTV-së.

“Shumë reflektime duhet të bëhen karshi një fakti i cili është i pamohueshëm që unë fare nuk kam qenë e kënaqur me votat në Gjakovë, si të mijat, si të koalicionit. Ka qenë si një dush i ftohtë që më ka bërë të mendoj nëse ka të bëjë me udhëheqjen time”, ka thënë ajo.

Sipas Kusari Lilës, mungesa e votave kishte të bënte për shkak të koalicionit të kaluar qeverisës.

Më tutje ajo ka shtuar se , “si kryetare e komunës e ballafaquar me shumë probleme kam parë që, pa e pas një qeveri stabile në nivelin qendror, nuk mund të kesh një stabilitet lokal. I bie që unë ta mbaj betimin deputete dhe të hiqem nga udhëheqja këtë muajin e fundit”, ka thënë Kusari Lila./radiogjakova/