Kusari-Lila merr pjesë në Kongresin e Vjenës për “Fuqinë e rajoneve”
Kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari-Lila, po merr pjesë në kongresin e dymbëdhjetë të Vjenës, të organizuar me temën kryesore “Fuqia e Rajoneve”. Vendimmarrës prej të gjitha rajoneve po diskutojnë për mundësitë e zhvillimit, perspektivat e rajoneve dhe sfidat e reja përgjatë rrugës.
Kusari-Lila morri pjesë në panelin “Rajonet e fuqishme – Fuqitë Rajonale” me theksin tek dallimet midis qeverisjes qendrore dhe lokale. Përderisa qeverisja qendrore fokusohet tek bërja e politikave, janë çështjet praktike dhe ekzistenciale me të cilat në baza ditore ballafaqohet qeverisja lokale. Sfida kryesore në gjetjen e balancit të drejtë për demokraci funksionale është tek koordinimi dhe komunikimi i qeversjes lokale me atë qendrore”, është shprehur ndër të tjera Kusari-Lila në fjalën e saj.
Pos kryetares së Gjakovës, në këtë panel ishin edhe Benjamin Barber – autori i librit “Nëse kryetarët e komunave do ta sundonin botën”, Iain Begg – përfaqësues nga London School of Economics, Walter Baltz – CEO në E-Control Austria, Hynek Kmonicek – Drejtoresha e Departmentit për Punët e Jashtme të Republikës Çeke, Bernhard Felderer – përfaqësuesi i Këshillit Austriak Fiskal dhe Traicho Traikov – Zv. Ministër i Ekonomisë dhe Energjisë në Republikën e Bullgarisë./radiogjakova/