.
Published On: Wed, Sep 24th, 2014

Kusari-Lila në Dublin, kërkon të adaptojë modelin irlandez të investimeve

Share This
Tags

mimoza-dublinKryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, është duke qëndruar për një vizitë pune në kryeqytetin e Irlandës, në Dablin. Qëllimi i kësaj vizite, të cilën kryetarja Kusari – Lila është duke e bërë e shoqëruar edhe nga përfaqësues të IOM dhe UNDP, është vizita zonave ekonomike dhe modelit Irlandez të inkurajimit të investimeve të diasporës.

Në këtë kuadër, gjatë ditës së djeshme mysafirët nga Kosova kanë vizituar Ryan Academi të themeluar nga Ryan Air, Kompaninë “Symantex” në Biznes park, pastaj Dablin biznes parkun ndërkombëtar, shtëpinë e Google, e të tjera.

Takimi me njerëzit udhëheqës të këtyre kompanive, vlerësohet një përvojë e vlefshme për tu zbatuar në Kosovë, përkatësisht për mundësinë e implementimit të suksesshëm të zonave të lira ekonomike konform me politikat e drejta fiskale dhe inkurajuese për investime.

Gjatë ditës së sotme ndërkaq, do të mbahet takimi me Business Dockland, në të cilin do të bëhet fjalë edhe për projektin e binjakëzimit. Ndryshe, në Dublin të Irlandës, kryetarja e komunës së Gjakovës, Kusari-Lila po qëndron me përkrahje të projektit DEED i cili ka të bëjë për përfshirjen e diasporës në investime dhe zhvillim ekonomik më Kosovë./radiogjakova/