Kusari-Lila në forumin për “qytetin e mençur”
Instituti “Adriapol” në bashkëpunim me Universitetin “Marin Barleti” organizuan Forumin e parë Ndërkombëtar në Shqipëri për “Qytetin inteligjent”. Kryetarja e Komunës së Gjakovës Mimoza Kusari Lila ishte prezente në këtë forum ku morri pjesë në panelin e parë të diskutimeve me temën “Qeverisja inteligjente”.
Në këtë panel ishin prezent edhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, pastaj Vangjush Dako kryetar i bashkisë së Durrësit, Ragmi Mustafa kryetar i komunës së Preshevës, Teuta Arifi kryetare e komunës së Tetovës, Ambasadori i Italisë në Republikën e Shqipërisë, Massimo Gaiani dhe Francesko Cocco sekretar i përgjithshëm i euro-rajonit Adriatiko-Jonik.
Në panelin e parë të diskutimeve, Kusari-Lila prezentoj projektin për qytetin e mençur të Gjakovës, ku tashmë Komuna e Gjakovës ka filluar të implementoj disa prej fazave të para të digjitalizimit që i përkasin e-komunës si e-certifikata dhe digjitalizimi në arsim, dhe shumë shpejtë do të finalizohen edhe fazat tjera të aplikacioneve që do të kompletojnë figurën e qytetit të mençur në Gjakovë. Komuna e Gjakovës me implementimin e platformës digjitale do të vazhdoj të ngris transparencën dhe llogaridhënien.










