.
Published On: Wed, Jan 1st, 2014

Kusari-Lila pagëzon beben e parë të 2014-ës

Share This
Tags

mimoza-bebeGjakovë- Menjëherë pasi uroi qytetarët e mbledhur në shesh për Vitin e Ri dhe shijoi spektaklin e fishekzjarreve me të pranishmit, kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila ka bërë vizita në disa institucione të cilat kishin kujdestuar gjatë natës më të gjatë të vitit.

Kusari-Lila e shoqëruar nga bashkëpuntorët e saj ka qëndruar në Spitalin “Isa Grezda” ku është pritur nga drejtori këtij institcuoni Haxhi Kamberi, mjekët dhe stafi tjetër kujdestar. Këtu, Kusari-Lila është njohur edhe me banorët e parë të qytetit për këtë vit. Ajo ka pagëzuar edhe beben e parë mashkull të cilin e ka quajtur Mali.

Kusari-Lila ka qëndruar edhe edhe në Stacionin policor me ç’rast është pritur nga komandanti Krist Gjokaj dhe policët tjerë dhe në brigaden e zjarrfiksëve ku nga komandanti Pashtrik Xërxa është njoftuar se ka qenë një natë e qetë sa i përket zjarreve.

Ndryshe, e gjithë festa ka kaluar në qetësi përveç tre rasteve të lëndimit me mjete piroteknike dhe një tjetër më të rëndë, ku një person i gjinisë mashkullore është goditur në gjoks nga një plumb “i verbër”, por ndërhyrja e shpejtë e mjekëve Jeton Vorfi dhe Kushtrim Xhiha i kanë shpëtuar jeten atij./radiogjakova/