.
Published On: Tue, Apr 15th, 2014

Kusari-Lila pret ambasadorin e OSBE-së

Share This
Tags

kusari ambasadori OSBEGjakovë- Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila ka pritur shefin e misionit të OSBE-së për Kosovë Jean-Claude Schlumberger, me të cilin është diskutuar për zhvillimet e përgjithshme në Komunën e Gjakovës.

Kusari Lila e ka njoftuar z.Schlumberger për njëqind ditët e para të qeverisjes, si dhe sfidat për planet dhe për zhvillimin ekonomik lokal, ndërsa është diskutuar rreth kthimit të të zhvendosurve, integrimi dhe mirëqenia për ta si dhe për një mori çështjes me interes për Komunën e Gjakovës.

Nga ambasadori Schlumberger është potencuar mbështetja e OSBE-së në të gjitha fushat, posaçërisht për projektet për rininë dhe femrat përmes forumeve të tyre, fuqizimin e grave, përkrahja e tyre për shërbime civile dhe për pozita të ndryshme politike, pastaj për mbështetjen e parandalimit të dhunës në familje, të trafikimit të qenieve njerëzore, etj.

Po ashtu është diskutuar edhe për integrimin e minoriteteve, posaçërisht të komunitetit RAE, ndërkohë që nga ambasadori Schlumberger është potencuar edhe zhvillimi ekonomik, si një çështje me rëndësi të madhe për qytetarët e Komunës së Gjakovës./radiogjakova/