Kusari-Lila pret ambasdoren e Francës Maryse Daviet
Gjakovë- Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila ka pritur ambasadoren franceze në Republikën e Kosovës, Maryse Daviet. Në takim fokusim ka qenë mundësia e bashkëpunimit të ndërsjellë si dhe përgaditjet që po bënë Komuna e Gjakovës për konferencën e donatorëve që do të mbahet me datat 13 dhe 14 mars.
Me këtë rast, kryetarja Mimoza Kusari Lila ka kërkuar përkrahje nga ambasadorja, qeveria dhe kompanitë franceze për konferencën e donatorëve për Gjakovën, por edhe pas kësaj konference me qëllim të joshjes së kompanive franceze për investime në komunën e Gjakovës .
Mbështetje të mundshme ka konfirmuar edhe ambasadorja franceze, Maryse Daviet. Bisedë tjetër ka qenë edhe mbajtja e “Javës së Frankofonisë” në Kosovë, ku organizime do të ketë edhe në Komunën e Gjakovës me ç’rast edhe është konfirmuar edhe performanca e aktorit të shquar Mirush Kabashi.