.
Published On: Wed, Apr 16th, 2014

Kusari-Lila pret Dafina dhe Laura Shllkaun

Share This
Tags

mimoza-arkitkektatGjakovë- Kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari Lila, ka pritur në një takim të veçantë, arkitektët Ilir Gjinolli, dhe Eliza Hoxha si dhe studentet fituese në konkursin ndërkombëtar, Dafina dhe Laura Shllakun nga Gjakova.

Kryetarja Kusari–Lila ju ka shprehur mirënjohje dy arkitekteve të reja, para të cilave qëndron një e ardhme e ndritshme në këtë fushë të shkencës.  Si dihet tashmë dy studentet e Departamentit të Arkitekturës, Dafina dhe Laura kanë fituar çmimin e dytë për projektin ekipor në Konkursin Ndërkombëtar.

Projekti i tyre titullohet, “Një shoqëri për të gjitha moshat” në të cilin ato kane propozuar një shtëpi me qasje integruese për të gjitha grup moshat në Gjakovë. Konkursi është organizuar nga “Internacional Council for Caring Communities” dhe UN Habitat në NewYork City. Pjesëmarrja në konkurs ka qenë shumë e madhe ku kanë konkurruar  mbi 300 projekte nga më se 50 Universitete botërore.

Duke i uruar për këtë çmim, kryetarja e komunës, Kusari-Lila ka thënë se “Komuna e Gjakovës do të inkurajojë pjesëmarrjen e profesionistëve të rinj në konkurset ndërkombëtare, por gjithashtu do të aplikojë më shumë sistemin e konkurrimit për projektet e planifikimit urban./radiogjakova/