.
Published On: Mon, Apr 14th, 2014

Kusari-Lila pret në një takim ministren Vlora Çitaku

Share This
Tags

mimoza-vloraGjakovë- Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, ka pritur për vizitë ministren e Ministrisë për Integrime Evropiane të Republikës së Kosovës, Vlora Çitakun. Në takim është biseduar lidhur me proceset e integrimit evropian, riatdhesimin, ngritjen profesionale të të rinjve për shërbim në administratën komunale dhe një mori çështjesh që kanë të bëjë me zhvillimin ekonomik dhe mirëqenën sociale të qytetarëve.

“Komuna e Gjakovës është duke i zhvilluar dhe realizuar me sukses obligimet që kanë të bëjnë me plotësin e integrimit evropian. Në procesin e riatdhesimit Gjakova po ec me ritme të mira, por sfidë në vete është mungesa e hapësirave për ndërtimin  dhe sigurimin e vendbanimeve për qytetarët të cilët dëshirojnë të kthehen në Gjakovë”, u shpreh Kusari-Lila.

Në këtë takim kryetarja e Gjakovës ka theksuar se Komuna ka koordinuar veprimet sa i përket realizimit të tërësishëm të objektivave për procesin e integrimet evropian, ndërsa këtë gjë e ka përshëndetur edhe ministrja Çitaku.

“Ne na mbetet që edhe në të ardhmen të mbajmë në këtë nivel bashkëpunimin dhe koordinimin në vijën vertikale, dhe në  kohë të realizimit të detyrave që dalin nga procesi i integrimit evropian, të riatdhesimit dhe formave tjera që janë në dobi të vendit”, ka thënë Çitaku, duke shtuar se në Kosovë deri me tani janë riatdhesuar mbi 400 persona, ndërsa sa i përket realizimit të detyrave që dalin nga procesi i integrimit evropian, ato thuaja se janë plotësuar dhe se në këtë drejtim, çështja e pranimit të liberalizimit të vizave për qytetarët tanë  më shumë është çështjes politike.

“Për dallim nga shtetet tjera, Kosova ka pasur dyfishin e detyrave që duhen kryer plotësuar për procesin e liberalizimit të vizave, por edhe ato i kemi mbaruar me sukses”, ka thënë ministrja Çitaku./radiogjakova/