.
Published On: Sat, Dec 27th, 2014

Kusari-Lila: Problemet e Gjakovës nuk zgjidhen për një vit

Share This
Tags

mimoza-foltoreViti 2014 thotë se ka qenë një vit me plotë sfida, megjithatë nuk i kanë munguar as të arriturat. Postet publike janë sfiduese për të, nuk i ofrojnë komoditet, por përgjegjësi.

Thotë se kur dëshiron ta ndjej komoditetin do të largohet nga jeta politike dhe publike tërësisht. E nga Qeveria e re, pret punë dhe jo vetëm fjalë retorike.

Thotë se e duan një Qeveri që qeverisë.

E pranon se nuk është aspak e lehtë, të jesh nënë, grua dhe një udhëheqëse e një komune me problematika të shumta. E pjesa më e vështirë e krejt kësaj, është elementi emocional i të qenit nënë.

Kështu thotë në një intervistë për KosovaPress, kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari-Lilia, teksa fliste për punën që ajo ka bërë, që nga ardhja në krye të kësaj komune, për të cilën thotë se po punon që t’ia kthej jetën.

E para e Gjakovës thotë se vështirësia më e madhe me të cilën është ballafaquar, janë borxhet e trashëguara prej 5.6 milionë euro.

Ndërsa fundi i këtij viti, sipas saj, do ta zë komunën e Gjakovës me 4 milionë euro të paguara nga ky borxh. Kusari thotë se kjo është një e arritur e madhe për komunën, të cilën ajo udhëheq.

Por njëkohësisht është dhe një sfidë, pasi që kjo ka ndikuar në mungesë të projekteve kapitale, për shkak se rreth 70 për qind e investimeve kapitale, kanë shkuar në pagesa të borxhit.

“Viti 2014 ka qenë një vit përplot sfida për komunën e Gjakovës. Personalisht mendoj që në përmbyllje të vitit, konsideroj që kemi arritur pak më shumë se sa kemi prit, kur jemi ballafaquar me vështirësitë kryesore. Tashmë është fakt i njohur, që vështirësia kryesore për komunën e Gjakovës, kanë qenë borxhet e trashëguara, mungesa e procedurave të vëna paraprakisht, praktikave në kuadër të administratës, stafit civil, por gjithashtu dhe praktikat tjera në raport me funksionaliziminkomunës. Ajo çfarë ne kemi synuar gjatë këtij viti, është hapja e komunës për qytetarët, komunikimi i vazhdueshëm, diskutimi dhe miratimi edhe nga banorët e komunës së Gjakovës, për projekte të rëndësishme…Shpallja e komunës së Gjakovës si komunë më transparente nga KDI, nga pesë komuna të vlerësuara në nivel të Kosovës, për ne ka qenë një e arritur e veçantë. Për shkak se prej një komune gati se të mbyllur, kemi arritur që ta kthejmë në një komunë brenda vitit, e cila është e afërt me publikun, qytetaret, mediat , me grupet e shoqërisë civile, dukepasur një vlerësim njëqind për qind sidomos në raport me qasjet në dokumentet zyrtare”, ka pohuar Kusari.

Mimoza Kusari-Lila përmend dhe suksese tjera, të cilat si komunë i kanë arritur gjatë këtij viti, e që janë projektet me organizatat e ndryshme në përmirësim të ambientit të biznesit, ngritjen e transparencës dhe luftën kundër korrupsionit.

E po ashtu dhe projekte në ngritje të kapaciteteve lokale, në përmirësim të mjedisit dhe politikave për fëmijë.

Ndërsa shpreson qënuk do të mungoi as mbështetja e qeverisë së re, ashtu siç nuk ka munguar as nga qeveria e kaluar.

“Ne tash kemi pasur zgjedhje dhe kemi një strukturë të re të Qeverisë. Por nuk kam asnjë dyshim që do të vazhdojë mbështetja. Mbështetje ne kemi pasur edhe nga ish Qeveria…Konsideroj që edhe Qeveria e re Mustafa, do ta ketë të njëjtën mbështetje. Në Gjakovë struktura apo koalicioni qeverisës edhe pse kjo nuk do të duhej të ishte faktor përcaktues, për mbështetjen e projekteve, por ështëbashkë me LDK dhe PDK në, dy këto parti në koalicion. Por besoj që është dhe qasja konstruktive e jona, që të merremi kryesisht me problemet e qytetarëve të komunës së Gjakovës, Dhe të mundohemi që ta kthejmë një realitet, i cili me të vërtetë me vite të tëra e ka renduar Gjakovën. Ku gjithmonë ka qenë jo në përputhshmëri, kush ka qeverisur në nivel lokal dhe kush ka qeverisur në nivel qendror. Gjithmonë është bërë njëfarë loje politike dhe në fund ka pësuar qytetari i komunës së Gjakovës”, tha ajo.

Kusari-Lila ka një porosi për Qeverinë e re, për të cilën thotë se duhet të flasin veprat dhe jo fjalët.

Ajo thotë se qytetarët duan një Qeveri që qeverisë, pasi janë ngopur me fjalë.

“ Mesazhet që vijnë nga dy taboret nuk po japin ndjenjën e qetësisë, relaksimit dhe angazhimit kah puna. Po duket se ende partneret me të tjerët po e ndjejnë ndjenjën për të argumentuar se pse janë në koalicion. Kanë hyrë me një bagazh shumë të rëndë politik, se të dy taboret kanë qenë rivalet kryesor në skenën politike në Kosovë. Dhe tani të dy rivalet, janë bërë bashkë dhe thuajse ende po kanë nevojë që tu argumentojnë njerëzve, se pse duhettë jenë bashkë. Mua s’më takon tashmë edhe pse jam zëvendës presidente e një partie, po si kryetare e komunës, e di që do të kem bashkëpunim dhe ka nevojë për bashkëpunim me të gjithë dikasteret, me të gjitha nivelet. Por propozimi im për aq sa mundem si qytetare e thjeshtë e Kosovës, iu kisha thënë, që të fokusohen shumë më tepër në programin qeverisës dhe në zbatim të mirëfilltë, e me pak me atë pse duhet të jenë bashkë. Sepse veprat flasin dhe jehojnë me shumë, se sa një mijë fjalë tjera, që mund t’i thonë. Është momenti që të tregohet suksesi me vepra, e jo argumente retorike. ….Tash kemi nevojë për vepra të Qeverisë, e jo për fjalë se pse këta duhet të jenë bashkë. Pse s’kenë bashkë apo pse nuk deshën të jenë bashkë e kuptuam gjashtë muaj, u tha ajo mjaftë. Ndërsa kur u arrit marrëveshja, tani duam të shohim një qeveri që qeverisë”, tha ajo..

Megjithëse vlerësohet si një femër e suksesshme në pozitat që ka mbajtur dhe mban tani, Kusari-Lila, thotë se e ndjen peshën e përgjegjësisë që ka mbi supe dhe se postet publike e politike, nuk i ofrojnë asaj komoditet, por janë sfiduese për të.

“Postet publike nuk të ofrojnë komoditet. Jo për atë, i cili do të punoi. Unë nuk e ndjej komoditetin. Në fakt kur dua ta ndjej komoditetin largohem nga jeta politike dhe publike tërësisht. Janë poste sfiduese. Por më sfidues është posti i kryetares së komunës, për llojllojshmërinë e problemeve, me të cilat ballafaqohesh në baza ditore. Përderisa si ministre ke një fat, problemet dhe sfidat e tregtisë dhe industrisë, në atë rast çështjet ekonomike. Në rolin e kryetares së komunës merresh prej rasteve sociale e deri tek rastet e bashkëpunimit, ngritjes së fondeve, ndërlidhjes për projekte të ndryshme, promovimit të mundësive investive e të tjera. Do të thotë si ministre e kam pas një pjesë të asaj pune që bëjë tani. Përderisa tashmë gama edhe e problemeve dhe sfidave është shumë më e gjerë. Por në as njërën dhe as tjetrën, komoditet nuk kam ndjerë asnjëherë“,thotë ajo.

Thotë se është e vështirë që të udhëheqësh një komunë si Gjakova, me probleme të trashëguara me vite të tëra, kur dihet gjendja ekonomike në këtë qytet dhe papunësia e lartë. Por, thekson se janë në rrugë të mbarë, për të zhvilluar këtë komunë e cila ka pësuar shumë nga lufta dhe ende jeton me dhimbjen e saj.

Ndërsa pohon se përpjekja e saj për të bërë kthesë të madhe në këtë qytet, kërkon energji tepër të madhe, e cila asajdhe bashkëpunëtorëve të saj nuk i mungon, për të ia kthyer jetën Gjakovës, qytetit i cili ka pësuar shumë dhe jo lehtë po rimëkëmbët.

“Po bëjë përpjekje maksimale, dhe jam shumë e sigurte, që gjërat e mira u vijnë atyre që presin dhe punojnë për to. Unë e di që nuk është diçka që mund të kryhet brenda natës edhe pse shumë njerëz e dëshirojnë. Shumë njerëz ndoshta pas disa muaj qeverisje, kanë thënë se kemi pritur më tepër. Kemi prit ndoshta një kthesë më të madhe. Por problemet jo ndoshta të 15 viteve por dhe të 25 viteve, sepse llogaritet prej vitit 1990, kur kanë hy regjimi i masave të dhunshme, nuk mund të rregullohen brenda vitit. Por që në masë të madhe besojse është kthy një drejtim pozitiv. Ajo çka është bërë shkëputje me periudhën para 24 ose 25 viteve, është ndarja e Gjakovës, në të gjitha nivelet administrativisht nga Peja. Fitimi i një statusi të rajonit për Gjakovën, ka qenë tepër e rëndësishme dhe unë ndihem e privilegjuar, që me punën angazhimin, përkushtimin dhe bashkëpunimin sidomos me nivelin qendror, kemi arritur ta bëjmë këtë brenda vitit të parë të qeverisjes”, tha Kusari.

Ndërsa flet dhe për interesim të investitorëve të huaj, për të investuar në qytetin i cili ka shumë nevojë për to,Kusari thotë se kanë pasur sukses në tërheqjen dhe mbajtjen e interesimit të dy kompanive të ndryshme, një suedeze dhe një amerikane nësektorin e tekstilit, ku parashihet që të punësohen si fillim 100 persona.

Pas një përkushtimi të madh, që ajo ka rreth punëve si kryetare e komunës, herë pas here i mbetet peng, mungesa e kohës që të merret me fëmijët e saj.

Thotë se është mjaftë e vështirë të jesh grua, nënë dhe të mbash një pozitë si kryetare komune.

“Nuk është e lehtë. Ndoshta pjesa më e vështirë e krejt kësaj, elementi emocional, është i të qenurit nënë. Për shkak se e ndjenë që fëmijët kanë nevojë me tepër për ty dhe e ndjenë që prezenca jote në shtëpi ose me ta rreth tyre, është e domosdoshme dhe është diçka që edhe ata e ndjejnë.. Nuk është e lehtë po them por është një sfidë, që vazhdimisht kjo puna e të qenurit, grua, kryetare dhe nënë, ka të bëjë sikurse në cirk, kur i mban tre topa në ajër dhe asnjëherë nuk me hiqet nga mendja, që në të njëjtën kohë duhet t’i mbash të gjithë topat në ajër. Në të njëjtën kohë, duhet të mendosh se ka raste kur jam në zyre duke u marr me punë, ose në terren thërras në shtëpi të shikoj a janë kryer detyrat. A është bërë kjo punë, a është kryer ajo punë. Në vazhdimësi të triat janë në vëmendjen tënde gjithë kohën. Por në fund, në rast se arrihet suksesshëm të kryhet misioni i shërbimit publik, atëherë mendoj se është sakrifica që ia vlen”, thotë Kusari.

Ndërsa prioritet për vitin në të cilin po hyjmë, sipas saj, mbetet zhvillimi ekonomik, ngritja e punësimit, investimet në infrastrukturë dhe tërheqja e investimeve në komunën që ajo drejton. /KP/