.
Published On: Fri, Nov 28th, 2014

Kusari-Lila: Shqiptarët duhet të jenë krenar

Share This
Tags

mimoza-zyreKryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila ka uruar për festën e 28 Nëntorit. Ajo ka thënë se shqiptarët duhet të jenë krenar për arritjet e kombit të tyre, ndërsa veçanërisht ka uruar shqiptarët në diasporë.

“Në 102-vjetorin e themelimit të shtetit të pavarur të Shqipërisë, Ditës së Flamurit kombëtar, me mendje dhe dedikim për të gjithë bashkëkombasit tanë, përzemërsisht ju urojmë kremtën gjithkombëtare!

“Ne sot si komb jemi krenar për arritjet pozitive që i kemi, posaçërisht në decenien e fundit të shekullit të njëzet dhe të këtyre viteve të shekullit në të cilën po jetojmë me mburrje themi bashkarisht gëzuar!

“Të ecim të sigurtë drejt intergrimeve europiane dhe të punojmë për të realizuar objektivin e etërve dhe paraardhësve tanë”, thuhet në urimin e Kusari-Liles./radiogjakova/