.
Published On: Tue, Dec 24th, 2013

Kusari-Lila shtron darken e fundvitit (FOTO)

Share This
Tags

mimoza-darkaGjakovë- Të hënën në mbrëmje, kryetarja e Gjakovës Mimoza Kusari-Lila ka shtruar darken e fundvitit për institucionet në Gjakovë.

Në këtë solemnitet morren pjesë edhe Presidentja e vendit Atifete Jahjaga, Zv/Kryeministri i parë, Behgjet Pacolli, zv/ministra, përfaqësues të ambasadave të akredituara në Kosovë dhe institucione lokale.

Kusari-Lila u shpreh se qeverisja që do drejtojë për katërvitet e ardhshme Gjakovën ka para saj sfida të vështira, por jo të pamundura për t’u zgjidhur. Ajo tha se ndryshimet do vërehen vit pas viti.

Këtë takim e bëri më të bukur prezenca e korit të fëmijëve të shkollës së muzikës “Prenk Jakova”, të cilët futen në atmosferë festash gjithë të ftuarit./radiogjakova/

mimoza-darka4

mimoza-darka1

mimoza-darka2