.
Published On: Wed, May 3rd, 2017

Kusari-Lila takohet me shefen e EULEX-it

Share This
Tags

Kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, priti në një takim aktivisten e njohur, këshilltaren kryesore të Shërbimit Europian për Shërbim të Jashtëm, ambasadoren Mari Marinaki si dhe shefen e EULEX-it në Kosovë Alexandra Papadopoulou.

Takimi u përqendrua në rolin dhe fuqizimin e gruas në shoqëri. Kusari-Lila njoftoi se në 3 vitet e fundit Komuna e Gjakovës ka ndërmarrë hapa konkret për fuqizimin e gruas në ndërmarrësi dhe vendimmarrje.

Ajo shtoi se komuna ka ndarë grante për një numër të konsiderueshëm të bizneseve që udhëhiqen nga gratë, ndërsa ka subvencionuar edhe gratë fermere, duke i ndihmuar ato që të jenë të suksesshme në sfera të ndryshme të agrokulturës.

Ambasadorja Marinaki përgëzoi kryetaren Kusari-Lila për të gjitha sukseset e arritura gjatë karrierës së saj e në veçanti gjatë periudhës në postin si kryetare e komunës.

Shefja e EULEX-it, Papadopoulou, premtoi të mbështesin Komunën e Gjakovës dhe kryetaren, si një formë e mirë e nxitjes edhe të grave të tjera për ndërmarrjen e hapave të ngritjes në politikë e vendimmarrje, por edhe në sfera të tjera të jetës.