Kusari-Lila: Urime për Radio Gjakovën
Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila ka uruar Radio Gjakovën për përvjetorin e 35-të të këetij mediumi. Duke vënë theksin te roli kyç që ka luajtur radio në inforimin e drejtë dhe zhvillimin e Gjakovës, Kusari-Lila ka uruar që përvjetorët tjerë ta gjejnë radion në një situatë më të mirë ekonomike.
Për të gjitha këto vite, ne qytetarët e komunës së Gjakovës dhe të komunave tjera përreth nesh, kishim mundësinë që bashkë me Ju të bëjmë rritën dhe zhvillimin, që përmes valëve tuaja të kuptojmë informata dhe njoftime të ndryshme në nivel të saktësisë dhe shpejtësisë së duhur profesionale. Poashtu, me muzikë të përzgjedhur dhe emisione tjera arsimore, kulturore, rinore, sportive dhe argëtuese keni bërë që të mishëroheni tërësisht me dëgjuesit e shumtë dhe në çdo shtëpi dhe ambient tjetër familjar të jenë zotëruese valët tua.
Duke uruar që edhe në këto kohë të sfidave të ndryshme, t’ia kaloni me sa më shumë lehtësi, uroj që rrita dhe puna juaj të ketë jetëgjatësi të përherëshme dhe zhvillim siç e meritoni ju realizuesit dhe ne publiku juaj.
Përzemërsisht,
Mimoza Kusari-Lila
Kryetare e Komunës së Gjakovës










