.
Published On: Thu, Jan 16th, 2014

Kusari-Lila vizitoi “Shtëpinë e Paqes” në Bec

Share This
Tags

mimoza-shtepipaqeGjakovë- Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila ka vizituar “Shtëpinë e Paqes” në fshatin Bec, ku është pritur nga motra Leonor dhe stafi bashkëpunues i kësaj shtëpie.

Fillimisht, motra Leonor e njoftoi kryetaren e Komunës së Gjakovës me sfidat që përballet kjo qendër edukuese, me theks të veçantë mungesën e ngrohjes dhe mungesën e mbështetjes së institucioneve lokale. “Kjo është hera e parë që një kryetare e Komunës viziton qendrën tone. Është kënaqësi për ne që ju kemi këtu dhe shpresojmë shumë për një bashkëpunim të mirëfilltë i cili do të ngrisë edhe nivelin e shërbimit tonë parashkollor ndaj nxënësve të kësaj shtëpie”, tha motra Leonor.

Kryetarja e komunës, Mimoza Kusari Lila u interesua më shumë rreth përfshirjes së projekteve të kësaj qendre në konferencën e donatorëve dhe siguroi se do të interesohet rreth mundësisë së sigurimit të lëndëve djegëse për të tejkaluar vështirësitë e ngrohjes.

“Jam e interesuar që “Shtëpia e Paqes” të hyjë në sistemin e shkollave në mënyrë që të përfitojë mjetet parësore dhe njiherit përkujdesi institucional lokal të jetë i vazhdueshëm për qendrën tuaj”, tha në fund të këtij takimi kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila. Kjo e fundit takoi edhe fëmijët që vijojnë mësimin parashkollor në “Shtëpinë e Paqes”.