Kusari-Lila viziton tre shkolla, ka një kërkesë për nxënësit
Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollorë 2014/2015, dy shkolla nëntëvjeçare “Ali Hasi” në Cermjan dhe “Emin Duraku” në Gjakovë si dhe shkollën e mesme ekonomike “Kadri Kusari”, i ka vizituar kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari-Lila e shoqëruar nga Diana Qarkaxhija, drejtoresh e Drejtorisë komunale të arsimit.
Me këtë rast, ato tek arsimtarët dhe nxënësit kanë përcjellë mesazhin me urimet për një vit të mbarë shkollorë dhe për suksese në zhvillimin dhe avancimin e proceseve transformuese në arsimimin e gjeneratave të reja.
“Si Komunë kemi bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për një fillim sa më të mbarë, për një ecuri të duhur në ngritjen e niveleve tona mësimore, dhe natyrisht jemi me synimet më të qarta dhe më të larta që të sjellim avancime për mësimdhënien dhe mësim-nxënien”, ka thënë me këtë rast kryetarja Mimoza Kusari – Lila.
Po ashtu, e para e Gjakovës ka pasur një kërkesë për të gjithë nxënësit e komunës duke kërkuar nga ata përkushtim më të madhë në këtë vit të ri shkollorë.
“Të keni vetëm përkushtim, pasi në këtë mënyrë prindërve dhe mësuesve ua shpaguani mundin dhe përpjekjet, dashurinë dhe dëshirën. Unë jam më se e sigurt se bashkarisht, duke mos kursyer asnjë minutë dhe asgjë për ju, për arsimin në të gjitha nivelet, do të mund të kemi një rrugëtim të mbarë. Një urim i posaçëm u shkon edhe fëmijëve që këtë vit, për herë të parë ulen në bankat e shkollës, si dhe kanë statusin e parashkollorëve”, ka thënë Kusari-Lila./radiogjakova/










