Kusari në Kanada, përfaqëson Kosovën në kongresin Metropolis
Kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, po merr pjesë në Kongresin e 12 botëror – Metropolis, i cili po mbahet në Montreal të Kanadasë me temën “Sfidat globale, qytetet kryesore në aksion”.
Kryetarja Kusari-Lila ka falënderuar organizatorët e kongresit Metropolis për ftesën e bërë si dhe mbështetjen e organizatës NDI Women për pjesëmarrjen.
Ajo, si kryetare e Gjakovës dhe përfaqësuese e Kosovës do të marr pjesë edhe në panelin e së enjtes ku do të jenë të pranishëm edhe kryetari i Montreal, Denis Coderre, zv/Presidenti i zonës Metropolitane të Barcelonës, Alfred Bosch si dhe udhëheqës të tjerë lokal për të frymëzuar ndryshimet e domosdoshme globale për shoqëri të qëndrueshme.
Gjatë kësaj vizite në Kanada, kryetarja Mimoza Kusari-Lila do të qëndrojë edhe në Toronto dhe në fund të qëndrimit në Kanada , do të takohet me rrjetin e biznesit dhe komunitetin e diasporës në Hamilton, ku janë përqendruar afro 5 mijë kosovarë. /radiogjakova/