.
Published On: Sat, Jul 29th, 2017

Lagjja mbrapa KEDS, banorët kërkojnë rregullimin e infrastrukturës

Share This
Tags

Banorët e zonës mbrapa objektit të KEDS në qendër të qytetit ankohen për infrastrukturën që është në një gjendje shumë të rënduar.

Ata thonë se nuk është investuar prej vitesh në këtë zonë, ndërsa kërkojnë të paktën që aty të shtrohet me asfalt.

Sipas tyre, kanë probleme me pluhurin dhe me shirat që përmbysin këtë lagje e që i vështirësojnë kalimin edhe këmbësorëve.

Banorët thonë se kanë marrë premtime për rregullim, por i vetmi investim është një pikë grumbullimi mbeturinash që është vendosur së fundmi.

Edhe fëmijët vuajnë mungesën e hapësirave për lojë.

Kjo zonë lidh edhe tri rrugë të ndryshme, atë “Dedë Gjon Luli” me “Mbretëresha Teutë” dhe me rugën “Nënë Tereza” dhe shfrytëzohet nga përdoruesit e mjeteve që të kalojnë nga njëra rrugë në tjetrën./radiogjakova/