.
Published On: Tue, Apr 15th, 2014

LDK-ja e Gjakovës fillon përgatitjet për zgjedhje

Share This
Tags

ldk-degaGjakovë- Ndonëse data ende nuk dihet zyrtarisht, megjithatë është e kuptueshme që zgjedhjet nacionale nuk janë shumë larg.

Për këtë edhe partitë politike në komunën e Gjakovës tashmë i kanë filluar përgatitjet për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve dhe përgatitjen që nga zgjedhjet të fitojnë sa më shumë që të jetë e mundur.

Ndër të parët që e kanë filluar aktivitetin konkret është Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Gjakovë, të cilët tashmë i kanë filluar takimet me elektoratin e vet dhe qytetarët tjerë të komunës. Këtë e ka konfirmuar për radion tonë edhe Bekim Bytyqi, sekretar i degës së LDK-së në Gjakovë.

Ai ka bërë të ditur se këto ditë do të fillojnë takimet me nëndegët e partisë, takime në të cilat do të prezantohet platforma qeverisëse dhe nga qytetarët do të merren sugjerime për procesin zgjedhor dhe për fushatën elektorale.

Sipas Bytyqit, në këto takime pritet të marrin pjesë edhe përfaqësues nga kryesia qendrore e partisë. Ndryshe, LDK-ja, dega në Gjakovë ende është në fazën e përzgjedhjes së kandidatëve që do të garojnë për postin e deputetit, por besohet se dega e Gjakovës do të del me 5 kandidatë./radiogjakova/