.
Published On: Fri, Aug 8th, 2014

LDK-ja e quan “fyese” emërimin e Nagavcit në DA-në e Prishtinës

Share This
Tags

nagavcii

Ish-kryetari i Prishtinës, Ismet Beqiri ka kritikuar zgjedhjen e Arbërie Ngavacit në krye të Drejtorisë së Arsimit duke thënë se Prishtina ka mjaft kuadro dhe se nuk ka pasur nëevojë që të emërohet Nagavci.

“Kjo është fyerje për qytetarët e Prishtinës me ketë qasje se si po zgjedhën drejtorët”, ka thënë ai, duke shtuar se është i habitur edhe me vendimin që Dardan Sejdiu, megjithëse se është betuar si deputet, të rikthehet si zv/kryetar i Prishtinës.

Ndërkohë Shpend Ahmeti ka mbrojtur vendimin e tij duke replikuar Ismet Beqirin duke thënë se nuk e ka aspak problem të emëroi drejtor nga qytetet tjera, nëse kjo është për të mirën e kryeqytetit.

“Nuk do të hezitoj asnjëherë të emëroj drejtorë edhe nga komunat tjera e besa edhe nga shtetet e tjera ne qoftë se mendojmë se do të bëjnë punë të mirë. Jusuf Thaçi nga Drenasi dhe Arbërie Nagavci nga Gjakova janë profesionistë të arsimit dhe për atë emërohen dhe do të emërohen edhe në të ardhmen. Të qenit nga Prishtina nuk garanton asnjë gjë.

Për këtë kemi përvojë 14 vjeçare në qytetin tonë, ku keqpërdorimet në arsim dhe politizimi i arsimit e kanë sjell në këtë gjendje (mjafton t’i përmend familjarët e drejtorëve të komunës të punësuar si drejtorë në shkollat e Prishtinës). E për Ismet Beqirin i cili ka thënë se është ofenduese për Prishtinasit që drejtoresha është nga Gjakova e kam një pyetje. Mos është ofenduese për të si mashkull që drejtoresha është grua sepse ky lokalizëm përfundon edhe në -izma të tjerë”, ka shkruar ai./radiogjakova/