LDK, takime në rajonin e Dushkajës
Gjakovë- Në prani të nënkryetarit të LDK-së Prof. Avdullah Hoti, Kryetarit të Pejës Gazmend Muhaxheri, Kryetarit të Degës së LDK-së në Gjakovë, Dr. Luan Gola dhe anëtarëve të tjerë të kryesisë, dega e LDK-së në Gjakovë, ka mbajtur një takim në Regjionin e Dushkajës, ku është bërë prezantimi i alternativës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, për Zgjedhjet Nacionale 2014.
Në fjalën e tij, Kryetari i Degës së LDK-së në Gjakovë, Luan Gola, para të pranishmëve paraqiti gjendjen aktuale në degën e LDK-së dhe angazhimet e saja në qeverisjen komunale, ku LDK i është qasur me seriozitet dhe po jep kontributin e saj që proceset brenda komunës të shkojnë ashtu si duhet.
Në anën tjetër Prof. Hoti ka shpalosur pika të Programit të LDK-së për Qeverisjen e re. Nënkryetari Hoti ka thënë se LDK-ja programin e saj qeverisës e ka nda në katër shtylla ku e para ka të bëjë me zhvillimin ekonomik, e dyta me avancimin e bujqësisë si sektor shumë më rëndësi për zhvillim, pastaj Shëndetësi e Arsim si fusha vitale dhe përmbushjen e misionit për anëtarësim në strukturat Evropiane.
Në këtë takim ka fol edhe kryetari i komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri i cili ka thënë se LDK-ja është duke punuar fuqishëm në teren me elektoratin e saj dhe qytetarët tjerë për të dal fituese në këto zgjedhje, meqë sipas tij qeverisja aktuale Kosovës i ka sjellë vetëm dëme dhe shumë pak të mira jetës së qytetarit./radiogjakova/