.
Published On: Sat, Jan 18th, 2014

Lekaj: Mimoza skizofrene, bën veprime si të Millosheviçit

Share This
Tags

lekaj--Gjakovë- Ish-kryetari i Gjakovës, Pal Lekaj ka mbajtur të shtunen një konferencë për medie ku ka akuzuar ashpër pasardhësen e tij Mimoza Kusari-Lilen për punësimet dhe disa nga vendimet e para të saj.

“Kusari-Lila ka sjellur në komunë njerëz te pa legjitimuar që veprojnë dhe punojnë aty dhe ju ka bartur kompetenca që janë në kundërshtim me ligjin. Këta njerëz sillen kompetent dhe bëjnë trysni e presion te vazhdueshëm ndaj punëtoreve të administratës komunale”, ka thënë Lekaj, duke aluduar në stafin e kryetares Kusari – Lila.

Ai ka thënë se zëdhënësi, asistentet dhe disa njerëz në disa pozita janë punësuar pa konkurs dhe kjo, sipas tij, përben shkelje ligjore. Në disa raste ai ka akuzuar Kusari-Lilen edhe për nepotizëm.

Duke folur për vendimin e kryetares që objekti ku është e vendosur Dega e AAK-së të lirohet nga këta të fundit, Lekaj ka thënë se ky gjest përngjan me ato të “Kasapit të Ballkanit”.

“Vendimi për largimin tonë nga ky objekt ngjanë me vendimet e regjimit të Millosheviqit dhe regjimeve komuniste”, ka thënë Lekaj, i cili ka bërë të ditur se pas këtij vendimi do ta respektojë ligjin dhe brenda afatit të caktuar do ta lirojë objektin në fjalë.

Kryetari i AAK-së së Gjakovës e ka quajtur shkelje ligjore edhe vendimin e kryetares Kusari – Lila për ndryshimin e rregullores mbi tarifat dhe ngarkesat komunale. Ai ka thënë se ndryshimi i tarifave është kompetencë e Asambles dhe jo e kryetares, prandaj ka paralajmëruar që për këtë dega e AAK-së do të bëj padi për shkelje ligjore.

Lekaj e ka kundërshtuar edhe vendimin për transferimin e kullës së Abullah Pashë Drenit prej Arkivit komunal tek Muzeu Historik, ndërsa nuk ka lënë pa përmendur edhe ndërprerjen e punimeve në Qendrën Kryesore të Mjeksisë Familjare. Bile për këtë të fundit, Lekaj ka thënë se kryetarja Kusari – Lila mund të ketë interesa korruptive.

“Po shkohet në atë sistem që gjithçka që kemi punuar ne duhet shkatërruar dhe nuk mendoj se kjo shkon në të mirë të qytetarëve. Nuk ka filluar historia e Gjakovës me Palin prandaj as nuk do të fillojë e as nuk do të përfundojë me Mimoza Kusarin. Të merren këto veprime me teke e inate mendoj se është skizofreni. Këtë e them me plot kuptimin e fjalës edhe si mjek. Gjakova nuk është çliruar. Gjakova është okupuar dhe në Gjakovë kanë hyrë masat e dhunshme”, ka përfunduar Lekaj./radiogjakova/