Lekaj ngushëllon për vdekjen e Gjylgjyzare Xharavinës
Gjakovë- Ish-kryetari i komunës së Gjakovës, Pal Lekaj ka ngushëlluar familjen, miqtë dhe qytetarët e Gjakovës për vdekjen e asambleistes Gjylgjyzare Karaxhija Xharavina.
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarje nga jeta të Asmbleistës Komunale Gjylgjyzare Karaxhija Xharavina. Puna, veprat dhe kontributi i saj do të jenë gjithmonë prezente dhe të pa ndashme për ne. Ngushëllime familjes, miqëve dhe të gjithë qytetarëve të Gjakovë, e ku thellësishte e ndajmë dhimbjen me ta”, thuhet në ngushëllimin e Lekajt.
Gjylgjyzare Karaxhija Xharavina e njohur edhe si Zarushi ishte pjesë e Asamblesë komunale edhe mandatin e kaluar kur komunën e drejtonte Pal Lekaj i AAK-së./radiogjakova/










