.
Published On: Fri, Dec 13th, 2013

Lekaj pershendetet me bashkëpuntorët, të hënën dorëzon detyren

Share This
Tags

lekaj-palGjakovë- Ish-kryetari i komunës së Gjakovës, Pal Lekaj të premten ka mbajtur një takim përshendetes me bashkëpuntorët dhe shërbyesit civil që kanë qenë nën urdhërat e tij në dy mandate.

“Ajo që e ka karakterizuar qeverisjen lokale për dy mandate është ndershmëria e juaj, profsionalizmi dhe këmbëngulësi e juaj për të ndryshuar së bashku. Mund të ketë njerëz që nuk e besojnë këtë, por koha do ta dëshmojë. Gjakova është ndër komunat që ka bërë punë të ndershme. Vetëm humbjen ia dedikoj vetes, ndërsa çdo punë të mirë që është bërë deri me tani ua dedikoj juve dhe për këtë ju falenderoj shumë”, ka thënë Lekaj.

Duke falenderuar gjithë ata që e mbështeten sa ishte në krye të komunës, Lekaj ka njoftuar se të hënën do e dorëzojë detyren tek pasardhësja e tij, Mimoza Kusari-Lila.

Ai u ka garantuar shërbyesve civil që do kujdeset që qeverisja e ardhshme lokale të mos e përdorë “fshesen politike” sepse, sipas tij, shërbyesit civil janë nderi dhe respekti i komunës së Gjakovës.

“Asnjëherë nuk më ka shkuar ndërmend të hakmerrem apo ta ndëshkoj dikënd për qëllime politike. Për këto dy mandate asnjë zyrtar nuk është larguar nga komuna. Asnjë zyrtar nuk është nëpërkëmbur. Kjo do të thotë shumë për institucionet tona që nuk kanë qenë edhe aq demokratike”, ka vazhduar Lekaj.

Ish-kryetari ka shtuar se përkundër shumë kritikave, komuna e Gjakovës ka punuar mirë dhe ndershëm dhe ky është një fakt që shihet e preket nga qytetarët.

Ai ka përmendur 57 milionë euro të investuara në vetëm katërvjecarin e fundit. “Ato para nuk i kemi hudhur në baltë por janë ndryshimet që kanë ndodhur në komunën tonë. Kërkoj fjale prej të gjithë qytyetarëve që nuk kam mundur t’i kryej të gjitha kërkesat e tyre, por këto i kemi pasur mundësitë”, ka përfunduar ai.

Kryetari në largim ka falenderuar edhe mediat dhe gazetarët për profesionalizmin e tyre, ndërsa nuk ka lënë pa falenderuar edhe të gjitha organizatat vendore e ndërkombëtare që kanë ndihmuar e kontribuar në komunën e Gjakovës.

Në fund, ish – kryetari i ka dëshiruar suksese edhe pas ardhëses së tij, me urimin që ajo të punojë edhe më shumë se që është punuar deri me tani, vetëm e vetëm për të mirën e qytetarëve të komunës së Gjakovës./radiogjakova/